People stand in the street after feeling aftershocks from an earthquake in Baghdad, Iraq, Sunday, Nov. 12, 2017. The deadly earthquake hit the region along the border between Iran and Iraq on Sunday. The U.S. Geological Survey said the quake was centered 19 miles (31 kilometers) outside the eastern Iraqi city of Halabja. (AP Photo/Hadi Mizban)


Kufiri verior mes Iranit dhe Irakut është tronditur nga një tërmet me magnitudë 7.3 ballë duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur më shumë se 1,700 të tjerë.

Të paktën 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore.

Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet. Gjashtë persona u raportuan të vdekur në Irak.

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.

Xhamitë në kryeqytetin irakian Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand  tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook