Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, i ka adresuar sot Ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, në prani edhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, problematikën e rendit dhe të sigurisë publike në territor.

Kryebashkiakja Ademi ka kërkuar angazhim maksimal të strukturave të shtetit në parandalimin e ngjarjeve të rënda që kanë tronditur shkodrën gjatë vitit të fundit duke ofruar gjithë bashkëpunimin e nevojshëm të qeverisjes vendore.