Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm ka reaguar ashpër ndaj videoskandalit të policit në Shkodër që akuzohet për ngacmimin s*ksual të një 15-vjeçareje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj shprehet se duke iu referuar dhe deklaratave të tij në “Opinion” ku thoshte se fytyra e policëve është dhe fytyra e tij, thotë se identifikohet me ata që e arrestuan policin abuzues.

Lleshaj shkruan se një p*rvers mund të shërbejë si flamur për politikanë p*rversë, por se nuk njollos askënd veç vetes së tij.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një p*rvers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.
Një p*rvers mund të shërbejë si flamur për politikanë p*rversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!”, shkruan Lleshaj.