Sandër lleshaj, Ministri i Bredshëm shkoi për një vizitë në Malësinë e Madhe pas publikimit të një video-skandali ku i përfshirë ishte shefi i policisë së zonës Gruemirë, Berhan Bajrakurti që ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve për ngjarjen shokuese, Lleshaj u shpreh se policia përfqëson të gjithë shoqërinë, ndërkohë që ngriti si pyetje themelore se: Kush është denoncuesi, pasi sipas tij akoma nuk ka një të tillë.

Gazetarët: Keni thënë se nëse shihni policë që nuk sillen mirë, ajo është fytyra ime?

Lleshaj: Fytyra e policëve është fytyra ime dhe e të gjithë juve dhe e shoqërisë tonë. Policët na përfaqësojnë ne të gjithëve. Cili polic?! Ai është arrestuar që mbrëmë!.

Gazetarët: Është thënë që policia nuk ka pranuar denoncimin e vajzës?

Lleshaj: Kjo nuk është e vërtetë. Policia e Shtetit po kërkon që mbrëmë denoncuesin i cili nuk gjendet. Kush është denoncuesi?!

Gazetarët: Pse mbahet i ndaluar?

Lleshaj: Duhet të parandalojmë çdo mundësi intimidimi të çdo denoncuesi potencial. Fakti që nuk kemi denoncues, është pyetja më e madhe që ne do ta sqarojmë shumë shpejt.