Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, ku në mes të tyre është dhe një 14-vjeçar, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh.

“Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi Hamzallari, 30 vjeç, si dhe shtetasi me inicialet Xh.H., 14 vjeç, të tre banues në Vlorë, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare”, thanë burimet zyrtare të policisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet Operacioni Policor i koduar ‘USTAI’, ku janë arrestuar në flagrancë tre shtetas!
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që të tre këta shtetas vidhnin!
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bashkëpunim si edhe për kapjen e arrestimin e autorëve kryerës të këtyre veprave penale, nisuar nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojnë me sukses Operacionin Policor të koduar ‘USTAI’.

Në kuadër të këtij operacioni policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:
Arnold Tosku, 18 vjeç, banues në Vlorë.
Eraldi Hamzallari, 30 vjeç, banues në Vlorë.
Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.Tosku, E.Hamzallari, dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore.

VlorëNë vijim të punës për zbardhjen e dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura dhe kapjen e ndalimin e autorëve të tyre.Finalizohet Operacioni Policor i koduar ''USTAI'', ku janë arrestuar në flagrancë tre shtetas.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet që të tre këta shtetas vidhnin.Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës së tyre për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës, përfshirë vjedhjet e kryera vetëm apo në bashkëpunim si edhe për kapjen e arrestimin e autorëve të kryerjes të këtyre veprave penale, nisur nga një punë e mirëfilltë hetimore kanë arritur të finalizojnë me sukses Operacionin Policor të koduar ''USTAI''.Në kuadër të këtij operacioni policor dhe në përfundim të finalizimit të tij është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:A.T., 18 vjeç, banues në Vlorë.E.H., 30 vjeç, banues në Vlorë.Xh.H., 14 vjeç, banues në Vlorë.Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas mund të kenë kryer.Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të shtetasve A.T., E.H., dhe Xh.H., për veprime të mëtejshme hetimore.

Gepostet von Policia e Shtetit am Montag, 13. November 2017

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook