Më në fund një platformë e re lehtësuese e padëgjuar më parë për të burgosurit që vuajnë dënimin e tyre nëpër burgjet italiane.
Më së shumti për të krijuar dhe lehtësi në komunikim për fëmijët e tyre të mitur, moinistria italiane e Drejtësisë ka njoftuar se të burgosurit do të kenë akses në një llogari në Skype për të komunikuar me familjarët.
6 herë në muaj për gati një orë të burgosurit mund të komunikojnë me familjarët e tyre përmes video-thirrjeve Skype.
Në total në burgjet italiane deri më 31 Janar 2019 janë deklaruar rreth 2588 të burgosur shqiptarë, 30 prej të cilëve femra. Interesante është fakti se shqipëtarët e burgosur do të përfitojnë nga kjo platformë e re, duke bërë që të shpeshtojnë kontaktet me familjarët e tyre në Shqipëri.
Nga aspekti procedurial takimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit, me poste përkatëse ku dhe do të kryhet thirrja audiovizuale mes të burgosurve dhe familjarëve.