Ndërtimet për stadiumin “Arena Kombëtare” kanë nisur që në Qershor të vitit 2016, duke u zgjatur kështu në një afat kohor prej tre vjetësh.

Nëse shikohet tek faqja zyrtare e Federatës së Futbollit Shqiptar në Facebook, në seksionin ku ndodhet kalendari i ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare, lexohet pikërisht se më 11 Qershor do të mbahet ndeshja Shqipëri-Moldavi tek  “Sheshi Italia”, takim ky i vlefshëm për eliminatoret e “Europianit 2020”.

Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar kjo gjë nënkupton faktin se maksimumi në qershor ndeshja në fjalë do të inagurojë stadiumin që të gjithë tifozët shqiptarë po e presin.

Kapaciteti maksimal që arrin “Arena Kombëtare” është rreth 23 mijë vende.