Ka kaluar një kohë e gjatë pa një version të ri të Firefox, por këtë herë duket se ka qenë vërtetë “goditës”

Firefox Quantum është risia e madhe që sapo ka ardhur. Edhe pse mund të jeni përdorues të Chrome, ja vlen t’i hidhni një sy, falë avantazheve që ofron.

Ndryshimi më i prekshëm është shpejtësia: Firefox Quantum është shumë më i shpejtë sesa versionet e hershme të Firefox.

Ky është një hap i rëndësishëm duke ditur se shumica e PC-ve madje edhe telefonat kanë një proces me shumë bërthama.

Quantum gjithashtu ka prioritet e disa tabeve në varësi të përdorimit të tyre si dhe përdor 30% më pak RAM sesa Google Chrome.

Mozilla Firefox Quantum ka një motor të ri CSS shkruar në gjuhën e programimit Rust të kompanisë dhe mund të funksionojë paralelisht në disa bërthama procesorike. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook