Duke filluar nga Janari 2018 Vodafon Albania do të ketë një drejtues të ri në krye të saj.

Achilleas Kanaris do të jetë ai që do të marrë detyrën si Drejtor i ri i Përgjithshëm i Vodafone Albania. 

Kanaris është bërë pjesë e  Vodafone Greece në 2009  dhe që prej 2010 ka mbuluar disa pozicione drejtuese në sektorin e shitjeve dhe marketingut.

Në 2014, Z. Kanaris u emërua Drejtor Komercial në Vodafone Greece dhe ka kontribuar fuqimisht në pozicionimin e Vodafone nga nje kompani celulare, në një operator të shërbimeve të integruara, me një performancë të lartë.

Drejtorit të ri grek do ti kalohet drejtimi nga Dietlof Mare i cili e drejton kompaninë prej Prillit 2012.

Sipas njoftimit të vetë kompanisë, të dy drejtuesit do të punojë bashkë, për të përmbyllur normalisht kalimin e përgjegjësive që ka ky post. Z.Mare do të mbajë pozicionin si Kryetar i Këshillit të Administrimit të Vodafone Albania deri në fund të Marsit 2018.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook