Krimi që ndodhi mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës, ku punonjësi i Gardës së Republikës, Alket Arapaj qëlloi me armën e shërbimit bashkëshorten e tij 36-vjeçare Ervilma Seferi.

Vr*sja ka ndodhur në dhomën e ndenjes, në katin e katërt të një pallati ku banonte çifti, ndërsa fqinjët pasi kanë dëgjuar krisma kanë njoftuar policinë.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për një konflikt banal, pasi bashkëshorti nuk dëshironte që gruaja të fillonte punë, por të kujdesej për vajzën 3-vjeçe.

Çifti kishte një vajzë të vogël të cilën e dërgonte bashkëshortja  cdo ditë në çerdhe, ndërsa ditët e fundit ajo nuk është parë nga fqinjët të dërgojë vajzën në çerdhe dhe mendohet se kishte filluar punë.

Në banesë ka qenë edhe vajza e mitur, por nuk dihet nëse ajo ka parë skenën e vrasjes. Vajza e mitur është marrë nga prindërit e viktimës pas ngjarjes.

Fqinjët shprehen se familja nuk kishte probleme dhe ishin një model në lagje. Ata ishin predikues të rregullt të fesë islame dhe gruaja ishte e mbuluar me shami. Gardisti kishte 15 vite që shërbente në Gardën e Republikës.