Deri më tani, përdoruesit e “WhatsApp”-it mund ta shpërndanin një mesazh 20 herë.

Ndërkohë që nga përditësimi i fundit i rregullave që u bë gjatë një ngjarjeje të organizuar në Xhakarta të Indonezisë, “WhatsApp”-i ka vendosur t’u kufizojë përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e kjo bëhet në përpjekje për të parandaluar përhapjen e informacioneve të rreme në këtë platformë.

Sakaq, rikujtojmë që Facebook e ka aplikuar këtë lloj politike në Indi 6 muaj më parë.

“Limiti i vendosur e redukton ndjeshëm dërgimin e mesazheve nëpër botë”, tha një zëdhënëse e Whatsapp-it.

Kjo, sipas zëdhënëses, do të ndihmojë që “WhatsApp”-i të fokusohet te mesazhet private me rrethin e ngushtë, e me kalimin e kohës do të shihen mënyra të tjera për të zgjidhur çështjen e trajtimit të përmbajtjes virale.