Xhafaj ndryshon qëndrim nga dje sot? Besohet se Xhafaj është përdorur nga Edi Rama për të sulmuar prokurorinë për shkak se ka kërkuar arrestimin e Saimir Tahirit.

Sipas disa burimeve konfidenciale thuhet se hetimet e prokurorisë së krimeve të rënda dhe antimafias italiane shkojnë shumë thellë. 

Saimir Tahiri ka materiale të cilat e kompromentojnë qeverinë, gjë që ka shqetësuar Edi Ramës i cili është detyruar ta marrë në mbrojtje, dhe si mburojë ka përdorur pasardhësin e Tahirit, Fatmir Xhafaj.

Fatmir Xhafaj, 20 tetor 2017: “Për sa i përket për atë që më pyetët, nëse do më pyesni nga pikëpamja ligjore, nga pikëpamja legale, ajo çfarë është shkruar nga prokurorët e Krimeve të Rënda dhe për aq sa unë kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe besueshmërinë në prova. Që do të thotë sipas meje që jemi në rastin ku segmente apo individë të Prokurorisë, po vetë-përdoren politikisht në një çështje apo në një situatë të nxehtë politike”.

Por një ditë më parë Fatmir Xhafaj kishte tjetër qëndrim për çështjen. Duke shitur imazhin e një zyrtari të profilit të lartë, ai deklaroi se Ministri i Brendshëm nuk duhet të fliste kuf let drejtësia.

Fatmir Xhafaj: 19 tetor 2017: “Nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë. Në këtë rast kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook