Detaje të reja janë zbardhur nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi polak i shumëkërkuar nga autoritetet greke, i cili tentoi të kalonte kufirini përmes dokumentacionit fallso.

Polaku i cili dyshohet të jetë një vrasës me pagesë është paraqitur në doganë me një pasaportë false me emrin Dimitris K. nga Athina, veprimet e dyshmita të të cilit janë pikasur nga policia kufitare e cila ka arrestuar menjëherë polakun.

Ndërkohë që burime pranë policisë bëjnë me dije se shtetasi i huaj dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e një emigranti shqiptar në shtetin grek.

Bëhet fjalë pë shqiptarin me inicialet M., K, 23 vjeç i cili u vra në në Prill të 2018 në sheshin “Exarchia”.

Në njoftimin zyrtar për kapjen në flagrancë të shtatsit të huaj thuhet: “Nga kontrolli rezultoi se ky shtetas posedonte pasaportën me të dhëna të ndryshuara si dhe pasaporta rezultonte e vjedhur në sistemin e Interpolit. Gjithashtu këtij shtetasi i janë gjetur edhe një kartë identiteti greke dhe nje leje drejtimi që dyshohet se janë të falsifikuara. Me ndihmën e Interpolit u bë i mundur verifikimi i identitetit të këtij shtetasi, i cili ishte shtetasi me inicialet D.R, shtetas Polak, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi shqiptar në vitin 2018 në Athinë, Greqi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 550 euro, pasaporta greke, leje drejtimi dhe leternjoftimi si dhe nje aparat celular. Polaku u arrestua me akuzën e veprës penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave de vizave” , “Kalim i paligjshëm i kufirit” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit policisë së rendit publik”.