Philipp Plein është padiskutim një ndër brand-et më të shtrenjtë të veshjeve dhe ndër më të njohurat gjithashtu.

Veshjet e tij të shtrenjta, me çmime që variojnë nga 1500 Euro një T-shirt e deri tek xhaketat 80 mijë Euro i ka dhënë 40-vjeçarit emër në mbarë botën.

Por a e kishit menduar ndonjëherë që Philipp Plein është me origjinë shqiptare?

Duket e pabesueshme, por në Wikipedia, thuhet se dizajneri i famshëm ka lindur në Podujevë të Kosovës dhe ka shtetësi shqiptare.

Nuk dihet nëse ky informacion është modifikuar ose jo, por nëse kërkoni emrin e Philipp Plein në Wikipedia, do t’ju dalë që origjina e tij është shqiptare.

Kujtojmë që pak ditë më parë dizajneri publikoi disa foto në llogarinë e tij në Instagram, ku ironizonte disa djem e vajza që mbanin veshur me Philipp Plein fallco, ku ndër ta shumica ishin shqiptarë.

http://dualajm.com/sociale/habit-dizajneri-me-fame-boterore-poston-foto-te-shqiptareve-qe-veshin-rroba-falso-te-tij/