Njerëzit në Tibet shquhen për durimin, meçurinë dhe kanë pikëpamjet e tyre për jetën.

Kështu që, një ‘përshkrim tibetian’ për rritjen e fëmijëve është i nevojshëm ta dimë të gjithë.

Ndihmon në rritjen e mirë të fëmijëve, vetë-mjaftueshmërinë, maturinë e tyre dhe respektin për prindër.

Sipas urtësisë popullore tibetiane, këto janë katër fazat ku kalon një fëmijë:

Deri 5 vjeç

Fëmija deri në moshën pesë vjeçare konsiderohet ‘mbret, ose mbretëreshë.’ Në këtë moshë fëmijët janë kurioz, aktiv dhe janë të gatshëm të eksplorojnë botën. Pasi që ata nuk kanë përvojë, nuk kanë konkluzione logjike për të nxjerrë.

Pra nëse ata bëjnë diçka të gabuar ose të rrezikshme, ju duhet të fokusoni vëmendjen e tyre dikur tjetër. Emocionet janë gjuha që fëmijët e kuptojnë në këtë periudhë.

5-10 vjeç

Gjatë kësaj periudhe, prindërit duhet t’u flasin fëmijëve sikur ata të ishin ‘skllevër.’

Por natyrisht, nuk duhet të jeni të dhunshëm. Në këtë kohë jetësore, inteligjenca dhe të menduarit logjik janë në zhvillim dhe janë bazë e formimit të personalitetit të tyre të ardhshëm.

Është e rëndësishme që t’i ngarkoni me detyra të ndryshme fëmijët tuaj në këtë fazë, dhe të kontrolloni mënyrën se si ata i kryejnë ato, mësoni fëmijët tuaj të parashohin pasojat që shkaktohen në rast të mos arritjes së qëllimit të tyre.

LEXO EDHE:  Në zbulim të Shqipërisë, sekretit të Mesdheut

Pra, fëmijët në këtë moshë duhet të fillojnë të mësojnë të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Mos u frikësoni t’i jepni shumë detyra fëmijëve tuaj në këtë kohë, kështu që ata do të jenë të gatshëm të mësojnë.

10-15 vjeç

Në këtë moshë, është e rëndësishme të flisni me fëmijët tuaj sikurse jeni të barabartë. E dini se ju keni më shumë përvojë dhe njohuri, por fëmijët duhet të jenë të aftë të ju tregojnë se çfarë mendojnë, pra të ndajnë mendimet e tyre me ju.

Ndihmoni për këtë gjë: pyetni ata për këshilla dhe zgjoni tek ta ndjenjën e pavarësisë. Është e rëndësishme po ashtu të jepni këshilla, jo urdhëra, sepse kjo është mosha e formimit të pavarësisë së mendimit.

Mbi 15 vjeç

Nga kjo kohë, personaliteti i fëmijës është plotësisht i formuar. Është e rëndësishme që ju ta respektoni atë. Ju mund të jepni këshilla, por jo t’i mësoni çfarë të bëjnë. Ju do të shihni rezultatet e veprimeve tuaja: fëmija është i pavarur, i vetë-mjaftueshëm, dhe ata i respektojnë prindërit dhe çdokënd tjetër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook