Ndodh gjatë përditshmërisë, teksa gabimisht dërgoni një mesazh në WhatsApp tek një kontakt i caktuar apo tek një grup  që jeni pjesë.

Nëse mendoni që thjesht duke fshirë mesazhet para se marrësi ta shohë keni mbaruar punë, e keni gabim.

Specialistët e elektronikës thonë se është zbuluar një mënyrë për të rikthyer gjithçka është thënë dhe nuk është lexuar. Kjo gjë do bëjë që 1 miliardë përdoruesit e aplikacionit WhatsApp të mendohen mirë para se të shkruajnë diçka pasi tani zbulohet shumë shpejt.

Si të veproni për të kthyer mesazhet e fshira?

Fshini aplikacionin WhatsApp nga aparati juaj iPhone ose Android

Ri shkarkojeni sërish

Bëni “restore” bisedat