Një zjarr masiv ka rënë pasditen e sotme në Patos në vendin e quajtur ofiçina e vjetër.

Nga flakët rrezikohen dhjetëra rrënjë ullinj, ndërsa zjarri favorizohet edhe nga era dhe terreni i vështirë e shton edhe më shumë rrezikun.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.